Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti ne takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP në Prishtinë z. Nuno Queiros

Krijuar në datën 11/03/2023

Prishtinë, 03.11.2023

Në frymën e zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit , sot Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar më staf, priti në takim njoftues përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-s në Prishtinë z. Nuno Queiros, i cili shprehu mirënjohje dhe gatishmëri të pa lëkundur për forcimin dhe vazhdimin e përkrahjes Agjencisë Menaxhimit Emergjent.

Në takimin njohës, z. Abdullahu me fjalë rasti njoftoi të pranishmet për misionin e Agjencisë dhe planifikimet e zhvillimeve për të ardhmen e afërt, ndërsa ndihmën dhe mbështetjen nga UNDP e vlerësoi lartë në të kaluarën, po ashtu edhe pritshmërinë për të ardhmen.

Takimi njoftuese dha rekomandime për kahet e lëvizjeve drejtë arritjeve , në fuqizimin e kapaciteteve, mbështetjes me ekspertize dhe trajnime, po ashtu edhe për zhvillimet në marrëdhëniet dhe proceset e integrimit te Agjencisë ne mekanizma dhe nisma ndërkombëtare.